
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qendrueshme.
Moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira kalimtare në orët e mesditës më tepër të theksuara në relievet malore.
Advertisement
Këto vranësira do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal përgjatë relieveve malore në formën e rrebesheve dhe stuhive afatshkurtër.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-5m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare, do të fitojë shpejtësi deri në 8m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. Temperaturat do të variojnë nga 19 gradë Celcius në mëngjes deri në 36 gradë Celcius në vlerat e mesditës.
Advertisement