
17 vjecari Mack Rutherford hyri në librin e rekordeve si personi më I ri që fluturon I vetëm rreth e përqarkë botës me një avion të vogël.Adoleshenti britanik bëri ndalesën e tij të fundit në Sofje të Bullgarisë ne 24 gusht ,pas një udhëtimi rreth 30,000 milje që I zgjati plotë 5 muaj.
Ai është nisur më 23 mars të këtij viti ku ka fluturuar për në Itali dhe Greqi e më pas ka nisur fluturimin për në Azi ,Afrikë, SHBA duke vizituar gjithësej 52 vende të botës.
Mark gjatë udhëtimit të tij eshte perballur më një stuhi rëre në Sudan dhe e ka kaluar natën në një ishull të pabanuar të Paqësorit.
Para udhëtimit të tij, ai ka thënë se fluturimi është një “ëndërr” që ka qenë gjithmonë pjesë e jetës së tij. Adoleshenti ka ndjekur gjurmët e nënës dhe babait të tyre, të cilët janë të dy pilotë.
Rutherford ka marre patentën e pilotit në korrik të vitit 2020 duke u bere edhe piloti më i ri në botë në moshën 15-vjeçare.