Në televotimin e hapur mbremjen e sotme, Egzoni dhe Artemisa ishin dy fermerët më pak të preferuar. Dy fermerët “u përballën” në sfidë me njëri-tjetrin.

Kryeplaku i “Ferma VIP”, u shpjegoi sfidën,e cila ishte e ndarë në disa lojëra. Në lojën e parë secili prej fermerëve duhej të gjente emrin e objektit që Besi kishte me anë të disa fotografie në duar. Objektet në foto përdoren në fermë.

Në lojën e dytë, fermerët duhet të gjenin emrin e bimëve me anë të mostrave që kishin.

Tek loja e tretë Besi mbante në dorë një shami, ku fermerët me anë të një kuici duhej të përgjigjeshin saktë, e më pas të merrnin shaminë. Fermeri që kapte i pari shaminë kishte të drejtën e përgjigjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fituese e sfidës u shpall Artemisa me një pikë diferencë, ndërsa Egzon Berisha është i larguari i mbremjes së sotme nga “Ferma VIP”./vizionplus.tv