Një ngjarje e rëndë ka tronditur së fundmi qytetin skocez të Cumbernauld dhe ka ngritur shqetësimin te qindra mijëra peidner në të gjithë botën për impaktin që ka TikTok-u në jetën e adoleshentëve. Një 14-vjeçar, i identifikuar si Leon Brown, ka ndërruar jetë pasi provoi sfidën “Blackout”, nga e cila gjeti vdekjen kohë më parë Archie Battersbee.

 

Sfida popullore Blackout “detyron” pjesëmarrësit e lojës që të lidhin rreth qafës së tyre një litar duke i inkurajuar të mbyten deri në pikën e humbjes së vetëdijes, ndërsa videon e regjistruar duhet ta ngarkojnë në TikTok. Ky trend është i rrezikshëm pasi sipas profesionistëve mund të çojë në të fikët, dëmtim të trurit, konvulsione dhe madje edhe deri në vdekje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nëna e Leon ka mbetur e shkatërruar nga vdekja e djalit dhe ka paralajmëruar familjet e tjera për lojërat e rrezikshme online.

 

“Një nga miqtë e Leon më tha se ai kishte bërë sfidën në Facetime me ta pasi e pa atë në TikTok. Ai më tregoi se çfarë kishte ndodhur. Ata mendonin se do të zgjoheshin, por Leoni nuk u zgjua më. Sfida shkoi tmerrësisht keq”, tha ajo.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një zëdhënës i TikTok tha se “siguria e komunitetit tonë është prioritet i tyre” dhe çdo përmbajtje e kësaj natyre “do të hiqet menjëherë në rast se sinjalizohet”. Duke qenë se kjo platformë është shumë e përdorur edhe nga adoleshentët shqiptarë, prindërit e tyre duhet të tregohen më vigjilentë.