TikTok-u tragjik, përpos argëtimit, aplikacioni ka sfida të rrezikshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fëmijët e duan TikTok-un, por kompania nuk po i mbron ata. Të paktën kështu duket nga sfidat e rrezikshme që bëhen virale në këtë rrjet social.

Një 13-vjeçar nga Lushnja u vetëvar në banesën e tij, pasditen e kësaj të shtunë. Ngjarja tronditi jo pak opinionin publik ndërsa disa media ngritën dyshimin se akti final lidhej me rrjetet sociale, e konkretisht me Tiktokun, ku i mituri paraqitej mjaft i vetmuar.

Por ky nuk është rasti i vetëm, kur aplikacioni mendohet të jetë shkaktari kryesor për tragjedi të tilla në Shqipëri. Më 5 maj, një 10-vjeçar nga Shkodra u nda nga jeta. Dyshimet janë se i mituri humbi jetën në tentativë për të imituar një skenë vetëvrasje, e për ta postuar në TikTok.

Historia është përsëritur në Palermo, ku një 10-vjeçare humbi jetën pasi dyshohet se mori pjesë në “blackout challenge” në TikTok. Por rastet e ngjashme janë të shumta. Sipas ekspertëve, problemi kryesor me Tiktok-un është fakti se disa nga sfidat janë të rrezikshme dhe mund të rezultojnë fatale.

Advertisement

Megjithatë, kemi dhe raste kur ky aplikacion ka shpëtuar jetë. Një adoleshente nga Karolina e Veriut, e cila kishte humbur kontaktet me familjarët e saj, është shpëtuar nga policia e Kentucky, pasi sinjalizoi për ndihmë me anë të një gjesti me dorë, që e kishte mësuar në “TikTok”. Pas këtij sinjali, policia arriti të ndalojë makinën e të dyshuarit dhe të shpëtojë adoleshenten.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy