Sipas një studimi të fundit, neveria ndaj insekteve mund të kapërcehet dhe ushqimi me këtë bazë mund të bëhet i zakonshëm. Kjo pasi, insektet mund të jenë të pasura me proteina dhe konsumimi i tyre mund të ndihmojë në uljen e emetimeve të larta të gazeve serrë. Ka gjithashtu përfitime të mundshme për uljen e obezitetit. Rezulton se qindra miliona njerëz në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine konsumojnë insekte në një farë mase. Ka shpresa që qëndrimet perëndimore mund të ndryshojnë me kalimin e kohës, ndoshta në një mënyrë të ngjashme si sushi, që tani më është bërë i zakonshëm.

“Insektet janë një burim potencialisht i pasur i proteinave dhe mikro-ushqyesve dhe mund të ndihmojnë në ofrimin e një zgjidhjeje për barrën e dyfishtë të mbipeshës dhe të ushqyerit e pamjaftueshëm”, tha drejtuesi i studimit Lauren McGale, nga Universiteti Edge Hill në Lancashire.

Megjithatë, shumica e njerëzve deri më tani ngurrojnë, për shkak të shijes dhe pamjes. Por studimi zbulon se insektet mund të konsumohen në masë, nëse grihen dhe jepen në formë pluhuri.

Vetëm 13% e 603 personave të pyetur në Mbretërinë e Bashkuar u shprehën të gatshëm të hanin rregullisht këtë lloj ushqimi. Rreth 47% thanë se nuk do ta hanin rregullisht, dhe 40% ishin të pasigurt. Më shumë se 82% e njerëzve prisnin që ushqimi i insekteve të ishte krokant, 64.6% i kripur dhe 62.4% i hidhur. Vetëm 24% thanë se prisnin t’u pëlqente shija, 14.1% besonin se ushqimi i insekteve do të dukej i shijshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të rinjtë janë shprehur kundër kësaj ideje. Gjetjet e studimit po prezantohen në Kongresin Evropian për Obezitetin (ECO) këtë jave në Venecia.