“Një kërcënim serioz”/ Insektet pushtojnë pishat ikonike të Romës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pishat madhështore të ombrellës në Romës janë po aq pjesë e peizazhit sa ndërtesat e vjetra dhe rrugët me kalldrëm. Mirëpo, ato janë nën kërcënim e insekteve të vogla (toumeyella parvicornis), të cilat kanë pushtuar pishat.

Agronomi Franco Milito paralajnëroi se: “Nëse nuk bëjmë gjë, pishat e Romës do të shkatërrohen. Ne duhet të kujdesemi për to”.

Insektet, me origjinë nga Amerika e Veriut, mund të vrasin pemë tashmë të dobësuara nga mjedisi urban brenda vetëm dy ose tre vjetësh, thanë ekspertët.

Advertisement

Ndërkohë, kreu i shoqatës së agronomëve në Romë, Patrizio Zucca kërkon një ndërhyrje urgjente.

Toumeyella parvicornis është rreth tre milimetra i gjatë dhe ka një guaskë ovale në të kuqërremtë që i ngjason një breshke.

Ky lloj insekti, i cili vepron si një “vampir i vogël”, ishte i panjohur në Itali deri pesë vjet më parë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy