
Adea dhe Adora Pepa dy motrat binjake nga Istogu i Kosovës, të cilat studiojnë për infermieri, kanë rrëfyer në “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, se si është të kesh një motër binjake.
Adora dhe Adea kanë treguar se të kesh një motër binjake është diçka shumë e bukur dhe një ndjenjë e papërshkrueshme.
Ato kanë treguar se dhe rrobat i veshin gjithmonë njësoj, por për përzgjedhjen e tyre vendos gjithmonë nëna.
Pjesë nga biseda:
Brikena Prifti: Sa minuta diferencë keni?
Adea: 5 minuta.
Brikena Prifti: Kush është e madhja?
Adea: Unë, Adea.
Brikena Prifti: Si është ta kesh motrën binjake?
Adea: Është ndjenjë e papërshkrueshme, është shoqja, motër, jemi gjithmonë bashkë, është pjesë e veçantë e jetës time, është pika ime e dobët. Kur më pyesin si ta shpjegosh nuk di me e shpjeguar fjalën binjake, është jeta ime.
Brikena Prifti: Ja shpreh kaq shumë Adorës?
Adea: Gjithmonë.
Brikena Prifti: Adora për ty është kështu?
Adora: Zakonisht po, kemi disa gjëra që dallohen, por jo shumë. Adea e tha që është fat që ka binjake. Është fati im që na e ka dhënë Zoti. Ne s’kemi shumë gjëra që dallojmë, por zakonisht jemi shumë të njëjta.
Brikena Prifti: Edhe veshjet i keni njësoj?
Adea: Ndonjëherë shijet si kemi të njëjta, por en kemi mamin, dhe ajo vendos për neve.
Brikena Prifti: Vazhdon ende mami t’i zgjedhë rrobat?
Adea: Edhe sot për pak desha të anulojmë emisionin, pasi nuk dinim çfarë të vishnim, thërritëm mamin.