Sinjalet që tregojnë mungesën e vitaminës D, dhe si ta furnizosh trupin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vitaminë D është thelbësore për shëndetin e kockave dhe funksionimin optimal të trupit. Ajo ndihmon për përthithjen e kalciumit, rritjen dhe rigjenerimin e qelizave, si dhe ka një rol të rëndësishëm në reduktimin e inflamacionit. Por, kur organizmi nuk e merr mjaftueshëm, fillojnë të shfaqen disa sinjale që shpesh nuk u kushtohet vëmendje.

Një nga shenjat më të zakonshme është djersitja e tepërt, veçanërisht gjatë dimrit. Edhe pse temperatura e ambientit nuk është e lartë, trupi mund të prodhojë më shumë djersë për të kompensuar mungesën e vitaminës D.

Lodhja e papritur dhe ndjesia e marrjes mendsh janë gjithashtu tregues të zakonshëm. Edhe pas një nate gjumi të qetë, mund të ndihesh i/e lodhur, dhe kjo mund të lidhet me nivelin e ulët të vitaminës D.

Mungesa e kësaj vitamine mund të ndikojë edhe në gjendjen emocionale. Disa studime sugjerojnë lidhje mes mungesës së vitaminës D dhe depresionit, duke ndikuar në prodhimin e hormoneve të lumturisë, si dopamina dhe serotonina.

Advertisement

Dhimbjet në kocka dhe muskuj janë një tjetër sinjal. Personat me artrit ose dhimbje të përsëritura në kyçe shpesh rezultojnë me nivele të ulëta të vitaminës D.

Si mund ta furnizosh trupin me vitaminë D? Ekspozimi i moderuar në diell mbetet një nga mënyrat më të natyrshme, por gjithmonë duke përdorur mbrojtje me SPF për të shmangur dëmtimin e lëkurës. Përveç diellit, disa ushqime janë burime të pasura me vitaminë D, si salmoni, sardele, toni, vezët, djathi, kërpudhat, qumështi, kos dhe disa drithëra apo lëng portokalli.

Në rastet kur nivelet janë shumë të ulëta, mjeku mund të rekomandojë suplemente specifike. Konsultimi me një profesionist shëndetësor është gjithmonë i rëndësishëm para fillimit të çdo suplementi.

Ndërgjegjësimi për mungesën e vitaminës D mund të bëjë një ndryshim të madh në energjinë, humorin dhe shëndetin e përgjithshëm të trupit.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy