Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, në kuadër të javëve europiane u ndal sot në qytetin e Sarandës.

Turizmi ishte në fokus të takimit të tij me kryetarin e Bashkisë, Adrian Gurma dhe operatorët turistikë.

Ambasadori bëri me dije se 40 milion euro do të jetë financimi i BE-së për turizmin përmes projektit Albanian Destination Managment ( DMO Albania).

Soreca u shpreh se Shqipëria dhe Saranda kanë potencial të madh por ajo që mungon është koordinimi i të gjithë aktorëve të turizmit të një të vetëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me herët ambasadori u prit në Bashkinë e Sarandës ku u prezantua me qytetin.