
Devolli ngelet një ndër destinacionet më të bukura të Juglindjes.
Disa nga fshatrat e tij ofrojnë një magji të vërtetë dimërore ku mund të përjetosh momente të jashtëzakonshme që të ngrohin zemrën.
Ziçishti, Arëza, Nikolica, Menkulasi i Dritëroit, Treni, dhe të tjerë fshatra, ngelen disa nga pikat kyçe ku ka nisur të lulëzojë turizmi rural përtej Tiranës apo zhurmës së qyteteve të mëdha që po betonizohen dita-ditës.
Pavarësisht indiferencës thuajse totale që qeveria ka treguar ndaj kësaj zone, banorët e kanë gjetur vetë motivin e forcën për të ndërtuar infrastukturën e një vendi që ka se çfarë të ofrojë.
Agroturizmi dhe turizmi kulinar në këtë zonë është fantastik duke ofruar shijimin e ushqimeve karakteristike krahinore “made in Devoll” që ndërthuret me peizazhin e mrekullueshëm rural e ajrin e pastër.
Andaj, këtë fundjavë rëmbeni një shok, shoqe, pse jo dhe një kitare dhe nisuni për në Devollin e bukur.
Më poshtë po pasqyrojmë një nga atmosferat e përcjella nga poeti devolli Gjergji Dushku dhe shkrimtari Andon Andoni. (TemA)