10 pedagogë nisin sot grevën e urisë, asnjë reagim nga qeveria

Pinterest LinkedIn Tumblr +
10 pedagogë nisin sot grevën e urisë, asnjë reagim nga qeveria

10 pedagogë pritet të hyjnë në grevë urie sot në orën 16:00, nëse qeveria nuk merr asnjë vendim për kërkesat e tyre për rritje të rrogave, rivlerësim të orëve mësimore, duke përfshirë dhe ato suplementare dhe rritje të financimit për vjetërsinë në punë.

 

 

Sipas sindikatës së pedagogëve, greva do zhvillohet në ambiente të brendshme të një universiteti, ku do të jenë të pranishëm anëtare të stafeve akademike nga fakultete të ndryshme.

Advertisement

 

 

Për kërkimin shkencor, Ministria e Arsimit iu përgjigj dje me një fond rreth 40% më të lartë se ai i vitit 2022.

 

Advertisement

 

Ndërkohë, për rritjen e pagës me 15% pedagogët nuk bien dakord, pasi per ta 7% që mbulohet nga qeveria është shumë pak dhe 8% që duhet të mbulohet nga vetë univeristetet vlen deri në fund të këtij viti.

 

 

Advertisement

Paralajmërimi për grevë urie vjen pas protestave dhe bojkotit të përditshëm në më shumë se 2 javë.

 

 

 

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy