
Një 22-vjeçar nga fshati Libonik i Bashkisë Maliq është larguar nga banesa duke humbur kështu kontaktet me familjarët. Bëhet fjalë për Arnold Beleshko, i cili sipas familjarëve prej tri ditësh është larguar nga shtëpia dhe jo vetëm ka humbur lidhjen me familjen, por dhe të afërm.
Në kushte të tilla familjarët kanë kërkuar ndihmën e policise lokale pasi gjithnje sipas tyre 22-vjeçari është me probleme mendore.
Advertisement
Herën e fundit është parë në qendër të fshatit Libonik dhe ka pasur të veshur pantallona të shkurta të zeza, një bluzë dhe kapele të kuqe.
Policia pasi ka marrë denoncimin e familjarëve ka filluar kërkimet për gjetjen e 22-vjeçarit.
Advertisement