24-vjeçari humbi jetën në punë, arrestohet drejtuesi teknik i gurores në Vlorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
24-vjeçari humbi jetën në punë, arrestohet drejtuesi teknik i gurores në Vlorë

Ka rënë në pranga drejtuesi teknik i gurores në Vlorë, ku humbi jetën një 24-vjeçar.

“Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Brataj, ku gjatë punës në gurore, humbi jetën pasi dyshohet se gjatë punimeve me skrep u dëmtua nga gurët, shtetasi Jurgen Veshi, 24 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë kanë arrestuar shtetasin:

Erald Breganaku, 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i gurores në fshatin Brataj, pasi dyshohet se nuk ka marrë masat për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë, në këtë gurore”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtje në punë”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy