30 programe pa asnjë student, universitetet “ngrijnë” degët që rrezikojnë mbylljen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
30 programe pa asnjë student, universitetet “ngrijnë” degët që rrezikojnë mbylljen

Rreth 30 programe studimi në universitetet publike të vendit kanë mbyllur procesin e regjistrimeve me asnjë student të regjistruar. Problemi më i dukshëm është në rrethe, ku më të prekurat janë degët e shkencave ekzakte dhe gjuhëve të huaja, ndërsa në kryeqytet vetëm dy programe kanë mbetur bosh: “Përkthim dhe interpretim në gjuhën greke dhe angleze” dhe “Gjuhë, letërsi dhe qytetërim hispanik”.

Këto degë konsiderohen “të ngrira”, pasi nuk do të mbyllen përfundimisht, por do u jepet një mundësi e dytë për tu rishikuar vitet e ardhshme, në varësi të interesit që dotregojnë maturantët.

Fokusi i kuotave dhe programeve shihet minimalisht në një 3-vjeçar dhe maksimalisht në një 5-vjeçar. Ti ke hapësirën e mundshme që të shikosh a ka, sa lëvizin, ku lëvizin. Në plane afatgjata bashkohen edhe me ciklin e dytë dhe shikohet si është ecuria”, tha drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar Arjan Xhelaj.

Në këtë fazë, Rrjeti Akademik Shqiptar sugjeron një riorganizim të sistemit universitar, për të shmangur mbylljet dhe për të rritur efektivitetin e degëve në rrethe.

Advertisement

Është koha për t’u kthyer profilizimi, resurset në një degë të caktuar në rrethe të lëvizin në qytete të tjera. Të rakordohen brenda universiteteve rajonale”, shtoi Xhelaj.

Nga 650 programe në total, këto drejtime rrezikojnë të mos jenë në vazhdim pjesë e ofertës akademike. Megjithatë, për disa programe që prej vitesh kishin vështirësi në plotësimin e kuotave, situata po ndryshon. Riorganizimet e fundit kanë sjellë një rritje të ndjeshme të kërkesave./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy