
Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku Bertil Alliaj 32 vjeç vrau djalin e xhaxhait Dallan Alliaj 36-vjeç ka shkaktuar tronditje tek banorët e fshatit Gjorm në Selenicë të Vlorës.
Për mediat, ata thonë se lajmin e morën vesh nga televizori, dhe se nuk kanë dëgjuar të shtëna. Ndër të tjera ata thonë se nuk dihet arsyeja e konfliktit ndërsa autori ishte larguar nga fshati që prej vitit 2015, kohë kur ndodhi “Masakra e Çoles” dhe që atëherë nuk ishte parë më në zonë.
Por banori shton se arsyeja e ardhjes së Bertil Alliajt në fshat mund të jetë edhe gjendja shëndetësore e babait të tij, i cili së fundmi është operuar.
“E morëm vesh nga televizori. Ka pasur kohë që nuk dukej në fshat. Ka qenë i larguar, punët e tij, hallet e tij. Nuk dihet arsyeja.
Ky që humbi jetën është kushëriri im. U në me të atij e tij jam kushëri i dytë. Njeri i shkolluar. Këtë djalin tjetër e njihnim, këtu ka lindur. Ka vite që nga 1015 që nuk është dukur më këtu. E morëm vesh nga televizori se nuk dëgjuam armë.
Nuk dimë të kenë pasur konflikte. Viktima nuk e njihja se ai rrinte të Levan. Autori ka qenë me probleme me shtetin. U habitëm si kishte mundësi që kishte ardhur. Ndoshta ka ardhur se ishte i ati sëmurë”, thanë banorët e fshatit Gjorm./vizionplus.tv