
Ndonëse reshjet e shiut janë ndërprerë, situata e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës vijon të jetë problematike.
Sipas shtabit të emergjencave, sipërfaqja e përmbytur ka shkuar në rreth 3700 hektarë tokë bujqësore.
Advertisement
Problemet më të shumta, ben te ditur Vizion Plus, janë në njësinë administrative ana e malit dhe në atë të Dajçit.
Ndërkohë në Fushë-Krujë situata po shkon drejt përmirësimit pas prurjet e lumit Ishëm kanë rënë ndjeshëm.
Advertisement