
Disa familje shqiptare që qëndronin në kampin e ISIS do të riatdhesohen nga Siria në Shqipëri. Pesë gra dhe 14 fëmijë u janë dorëzuar autoriteteve shqiptare.
Lajmi u bë i ditur këtë të shtunë nga një gazetar i NBC, Mahmod Shikhibra, i cili ka postuar një foto në rrjetin social “Twitter”.
Advertisement
“Departamenti i Jashtëm në Administratën Autonome njoftoi se ata do i dorëzojnë disa familje të ISIS qeverisë shqiptare. Fotografia e disa grave dhe fëmijëve shqiptarë në kampin Roj”, shkruan Shikhibra.