
Nuri Stepa është një nga ish-pjesëmarrësit në revoltën e Spaçit, në 21 maj të vitit 1973.
Ai tregon se si lindi ideja e revoltës, që i dha një goditje diktaturës.
NURI STEPA
ISH-PJESËMARRËS I REVOLTËS SË SPAÇIT
Advertisement“Pal zefa ishte iniciatori i pari i revoltës, sepse ai ndodhej në birucë dhe mllefi i mbledhur gjatëe viteve shpërtheu. U ngrit një flamur që qëndroi 3 ditë i varur, bëri që të rrethojë të gjithë kampin.”
Në këtë 50-vjetor të revoltës kërkohet që Spaçi të kthehet në muze.
“ Të bëhet muze, e kemi kërkuar prej shumë kohësh, madje ka pak kohë që ja kemi kërkuar dhe Presidentit. Brenda Tiranës të bëhet një memorial ku të vihen katër të pushkatuarit.”
Kryetarja e autoritetit për informimin mbi dokumentet e ish-sigurimit të shtetit, Gentiana Sula, thotë se duhet reflektim për këtë periudhë të errët.
GENTIANA SULA
KRYETARE E AUTORITETIT
Advertisement“Ne duam ta kujtojmë sesi të burgosurit u përpoqën për të drejtat e mohuara dhe një ngjarje historike, viktimat e së cilës kërkojnë akoma të trajtohen më drejtësi, dinjitet dhe të nderohen.”
Ishte mesi i majit të vitit 1973, kur të burgosurit në kampin e Spaçit nisën një revoltë si kundërshtim i rregullave. Por në thelb, ajo ishte një revoltë kundër regjimit diktatorial, që zgjati vetëm 2 ditë, ku u përfshinë 500-600 të burgosur. Me shtypjen e revoltës u dënuan më vdekje 4 të burgosur si dhe 66 të tjerë u ridënuan me 25 vite burg.