
522 familje në Laç, që u prekën nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, u vendosën sot në apartamentet e reja të ndërtuara nga qeveria turke.
Dorëzimi i çelësave për banorët u bë nga autoritetet bashkiake, pas përfundimit të procedurave të pronësisë.
Advertisement
Vete banorët u shprehën të kënaqur që më në fund po hyjnë në shtëpitë e reja.
Procesi i rindërtimit është duke vijuar edhe me banesat individuale, ku 112 prej tyre, sipas drejtuesve vendore, janë drejt përfundimit.
Advertisement