
Për herë të parë, sot do të zhvillohet në Romë një mbledhje e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, një ngjarje që shënon nivelin më të lartë të bashkëpunimit midis dy vendeve.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në kryeqytetit italian, ku do të marrë pjesë në këtë takim të rëndësishëm ndërqeveritar.
Shqipëria dhe Italia prej vitesh ruajnë marrëdhënie të ngushta strategjike, të konsoliduara përmes një sërë marrëveshjesh dhe projektesh të përbashkëta në fusha si mbrojtja, shëndetësia, teknologjia, infrastruktura, ekonomia dhe mbështetja për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Në orën 11:40 është parashikuar takimi mes Edi Ramës, dhe Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni.
Në orën 12:30 do të nisë mbledhja e përbashkët me pjesëmarrjen e delegacioneve të të dy vendeve, ndërsa rreth orës 14:00 pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve dhe memorandumeve në fusha si: mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, mbrojtja civile, shëndetësia, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe infrastruktura.
Agjenda/
Delegacioni shqiptar që do të marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët përbëhet nga:
• Belinda Balluku, Zv.kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë
• Elisa Spiropali, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme
• Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë
• Albana Koçiu, Ministre për Punët e Brendshme
• Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes
• Evis Sala, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
• Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit
• Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit
• Sofjan Jaupaj, Ministër i Mjedisit
• Adea Pirdeni, Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
Po të njëjtat burime bëjnë me dije se të paktën 5 ministri do të firmosin disa marrëveshje bashkëpunimi në disa sektorë të ndryshëm.
Ministria e Brendshme
Ministria e Mbrojtjes
Ministria e Shëndetësisë
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) –një marrëveshje për cybersecurity
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë – marrëveshje financimi për rrjetin elektrik të veriut
Marrëdhëniet e afërta mes Shqipërisë dhe Italisë datojnë nga hera, ndërsa një sërë bashkëpunimesh kanë zgjeruar spektrin e ndërveprimit mes tyre. Italia ka zhvilluar dhe të tjera mbledhje të përbashkëta me vende anëtare të BE-së, por është e para herë që do të ulet në një tryezë të përbashkët me një shtet janë Unionit.
/vizionplus.tv