Aksident i trefishtë në aksin Fier-Seman/ Një automjet përfundon në kanal, plagosen dy fëmijë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident i trefishtë në aksin Fier-Seman/ Një automjet përfundon në kanal, plagosen dy fëmijë

Një aksident është regjistruar pasdite e kësaj të premteje në aksin rrugor Fier-Seman. Raportohet se në aksident janë përfshirë tre automjete, një “Benz”, “Opel” dhe “Volkswagen”. Ky i fundit ka përfunduar në kanal.

 

Si pasojë, janë lënduar tre persona, dy prej të cilëve të mitur. Ata ndodhen në spitalin e Fierit, ku po marrin ndihmë mjekësore.

 

Advertisement

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy