Aksident në aksin Maliq–Pojan, shoferi humb kontrollin e makinës dhe përmbyset! Mjeti merr flakë, dy persona në gjendje të rëndë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident në aksin Maliq–Pojan, shoferi humb kontrollin e makinës dhe përmbyset! Mjeti merr flakë, dy persona në gjendje të rëndë

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme  në aksin Maliq–Pojan, në afërsi të Urës së Drithasit.

Shoferi i një automjeti që udhëtonte me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke përfunduar në një tokë bujqësore pranë rrugës.

Në momentin e përmbysjes, mjeti ka marrë flakë, duke rrezikuar seriozisht jetën e dy personave që ndodheshin brenda mjetit.

Të plagosurit janë nxjerrë jashtë me ndihmën e banorëve të zonës dhe janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Korçës.

Advertisement

Burime nga spitali i Korçes bëjnë me dije se gjendja e tyre është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për të përcaktuar shkaqet e  aksidentit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy