
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Berat-Kombinat, në vendin e quajtur Terminali.
Autobuzi me traga AA204 UK ishte duke hyrë për në terminal ndërsa në pjesën ndërmjetëse një I ri me motor është përplasur me prapakolpin e autobuzit. Goditja ka qënë tepër e fortë sa drejtuesi i motorrit ka fluturuar disa metra larg.
Advertisement
Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ka marrë fraktura të shumta dhe është dërguar në Spitalin Rajonal për mjekim.
Në vendngjarje ka mëbrritur policia dhe është duke bërë matjet për të saktësuar dhe mbledhur detajet e shkaqet e këtij aksidenti.
Advertisement