
Një aksident ka ndodhur në hyrje të Tiranës ku është përplasur një ambulancë dhe një automjet tjetër.
Nga përplasja është lënduar lehtë pacientja që ndodhej në ambulancë.
Advertisement
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.08.2022, në afërsi të ish-sheshit “Shqiponja”, janë përplasur mjeti ambulancë me drejtues shtetasin E. D., 55 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin F. K., 33 vjeç.
AdvertisementSi pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë pasagjerja që ndodhej në ambulancë, shtetasja K. I., 66 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.