
Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti në afërsi të Babicës në Vlorë.
Motomjeti me të cilin udhëtonte i plagosuri është përplasur nga një automjet tip ‘benz’ me drejtues një 59-vjeçar.
Advertisement
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Vlorë/Informacion paraprak
AdvertisementSot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Babicë-Qishbardhë, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L. B., 59 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. C., 37 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.