
Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi u shënua paraditen e kësaj të mërkure në Tiranë.
Në Mjull Bathore, në daljë të kryeqytetit, një kamionçine e ngarkuar me viça u përplas me barrierat metalike të rrugës.
Advertisement
Drejtuesi i mjetit si pasoje e goditjes shume te forte dhe demtimit te madh te mjetit, ka gjetur vdekjen.
Më herët , në mëngjes në Kombinat një vajze 25-vjecare humbi jetën në rrethana tragjike pasi një automjet tip Audi u fut në oborrin e shtëpisë së saj.
Advertisement
Goditja që mori Marjana Seitaj ishte fatale, duke I shkaktuar vdekjen.