Policia e Korçës ka zbardhur aksidentin që ndodhi mbrëmjen e djeshme në në rrugën Zëmblak-Zvezdë, ku pas përplasjes së motorrit nga një zejtor, kanë humbur jetën dy persona.

 

Policia bën me dije se zejtori drejtohej nga shtetasi I. K., 37 vjeç, I cili nuk kishte lejen përkatëse.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Sipas bluve, nga përplasja e tyre, kanë humbur jetën drejtuesi i motorit shtetasi A. Xh. dhe shtetasja H. K., 59 vjeçe, banuese në Zëmblak, pasagjere në mjetin bujqësor.

 

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme, ndërsa 37 vjeçari është arrestuar nga policia dhe hetimet ndaj tij do jenë për dy vepra penale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Njoftimi i policisë:

 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor, ju informojmë se:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. K., 37 vjeç, banues në Zëmblak, Maliq, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

 

Ky shtetas, në rrugën Zëmblak-Zvezdë, duke drejtuar një mjet bujqësor, pa targa, me rimorkio, tip “Lajdong”, është përplasur me mjetin motor tip “Loncin”, me drejtues shtetasin A. Xh., 46 vjeç, banues në fshatin Zvezdë. Për pasojë gjetën vdekjen drejtuesi i motorit shtetasi A. Xh. dhe shtetasja H. K., 59 vjeçe, banuese në Zëmblak, pasagjere në mjetin bujqësor. Nga verifikimi i kryer rezultoi se shtetasi I. K. e drejtonte mjetin bujqësor, pa leje drejtimi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.