U tha se ishte aksidentale/ Policia zbardh ngjarjen në Dibër: 60 –vjeçari nuk u rrëzua vetë nga makina

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U tha se ishte aksidentale/ Policia zbardh ngjarjen në Dibër: 60 –vjeçari nuk u rrëzua vetë nga makina

Policia ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen që ndodhi një javë më parë në Dibër, ku një 60 –vjeçar u raportua se ishte rrëzuar nga mjeti aksidentalisht dhe ishte plagosur.

Plagë të cilat i sollën dhe vdekjen më vonë në spital.

 

Nga hetimet e thelluara policia ka zbuluar se 60 vjeçari nuk u rrëzua aksidentalisht por u plagos nga një 50 –vjeçar pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Advertisement

 

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit për plagosje të rëndë me dashje me pasojë vdekjen dhe ka proceduar penalisht tre persona të tjerë për moskallzim të krimit.

 

Dibër

Advertisement

U referua fillimisht si ngjarje aksidentale, pas hetimeve të thelluara të Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, zbardhet ngjarja e ndodhur në datën 26.06.2022, në Peshkopi, ku mbeti i lënduar rëndë shtetasi N. B., 60 vjeç, i cili më pas humbi jetën në spital.

Ndalohet autori i dyshuar i plagosjes me pasojë vdekjen e 60-vjeçarit.

Procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi.

Nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, nisur nga dyshimet e krijuara për ngjarjen e ndodhur në datën 26.06.2022, në lagjen “Kamen”, Peshkopi, ku mbeti i dëmtuar rëndë shtetasi N. B., 60 vjeç, i cili më pas humbi jetën në spital, thelluan hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Advertisement

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë ndalimi i shtetasit:

O. T., 53 vjeç, banues në fshatin Shimçan, Dibër, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.

Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. T., 48 vjeç, L. K., 52 vjeç dhe A.T., 63 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shtetasi O. T. dhe 3 shtetasit e tjerë të proceduar në gjendje të lirë, në datën 26.06.2022, deklaruan se ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale, sepse shtetasi N. B., 60 vjeç, duke zbritur nga automjeti i parkuar i shtetasit E. T., ishte rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ishte dëmtuar në kokë.

Advertisement

Më pas, në bazë të dyshimeve të krijuara për rrethanat e kësaj ngjarjeje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, u bë regjistrimi i procedimit penal për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.

Në përfundim të veprimeve hetimore është bërë i mundur dokumentimi me prova ligjore i kësaj ngjarjeje. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se më datë 26.06.2022, në lagjen “Kamen”, Peshkopi, pranë lokalit të shtetasit L. K., pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi O. T. ka shtyrë shtetasin N. B., i cili është rrëzuar në tokë, duke marrë dëmtime të rënda, si pasojë e të cilave humbi jetën në spital, mbrëmjen e datës 28.06.2022.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy