Zjarri në zyrën e noterit në Sarandë/ Policia zbardh ngjarjen, kapet autori që ndezi flakët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarri në zyrën e noterit në Sarandë/ Policia zbardh ngjarjen, kapet autori që ndezi flakët

Policia zbardhur ngjarjen dhe ka vendosur nnë pranga autorin e zjarrëvënies në zyrën e noterit Aleko Anagnosti në Sarandë.

 

 

Advertisement

Autori është një 41-vjeçar me iniciale M.S, me precedente të mëparshëm penal për shkatërrim të pronës me eksploziv ose zjarrvënie.

Sarandë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 06.06.2022, në lagjen nr.1, Sarandë, ku është djegur zyra noteriale e shtetasit A. A. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Flames”. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë.

Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies në zyrën noteriale. 41-vjeçari, me precedent të mëparshëm kriminal për shkatërrim të pronës me eksploziv dhe për zjarrvënie. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve të tyre para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Flames”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi:

Advertisement

– M. S., 41 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, i dënuar me parë për shkatërrim të pronës me eksploziv dhe për zjarrvënie.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi M. S., më datë 06.06.2022, ka vënë zjarr në zyrën noteriale të shtetasit A. A., në qytetin e Sarandës. Për pasojë janë djegur një pjesë e dokumentacionit (arkivës) që mbahej nga shtetasi A. A., në ambientet e zyrës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshëmbathje dhe sasi benzine që dyshohet se janë përdorur nga 41-vjeçari, gjatë kësaj ngjarjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Që prej 1 qershorit, noteri Anagnosti ndodhet pas hekurave, pasi dyshohet se ka firmosur disa kontrata pronësie me dokumenta te falsifikuara.

Një pjesë e zrës dhe dokumentave që ndodheshin në të u shkatërruar pas zjarrit të ditës së djeshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy