Grabitën me armë shtëpinë e noterit, tre të arrestuar në Sarandë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Grabitën me armë shtëpinë e noterit, tre të arrestuar në Sarandë

Arrestohen tre persona te dyshuar per grabitjen e dates 20 tetor ne lagjen  nr.1, Sarandë, ku nën kërcënimin e armës dhe dhunës, shtetasit Thoma Kaçi (noter), në banesë, i morën një shumë parash.

Gjatë operacionit të koduar “Butrinti”, u bë kapja e tre autorëve të dyshuar dhe ekzekutimi i urdhrave të ndalimit të caktuar nga Prokuroria për shtetasit:

Elis Avduli, 52 vjeç, lindur dhe banues në Konispol, i dënuar më parë në shtetin grek, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Oltjon Kolonja (Pula), 39 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Sarandë;

Advertisement

Vladrias Himaj, 34 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Sarandë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjetet e dyshuara të përdorura në këtë ngjarje dhe 4 aparate celular.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy