Grabitja e noterit në Sarandë/ Policia arreston pas 7 muajsh oautorët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Grabitja e noterit në Sarandë/  Policia arreston pas 7 muajsh oautorët

Policia e Sarandes, pas nje pune 7 mujore ka arritur të identifikojë dhe kapë dy organizatorët e grabitjes me arme të noterit Thoma Kaçi, ndodhur në 20 tetor 2021 në lagjen nr.4 të Sarandës.

 

Në prangat e policise se Sarandës kanë përfunduar Samet Brahimi 34-vjec nga Shkodra dhe Ilia Mata, 29-vjec nga Tirana. Dy të dyshuarit janë vënë në pranga pas urdhër arresteve të lëshuara ne 18 maj nga Prokuroria e Sarandës.

 

Advertisement

Për këtë ngjarje prej 3 nentorit 2021 ndodhen në paraburgimin e Sarandës edhe Elis Avduli 53-vjec, banues ne Konispol, i njohur si “Mile Xhafa”, Oltjon Kolonja alias Oltjon Pula 40-vjec banues në Sarande dhe Vladrias Himaj, 35-vjec banues në Sarande. Sipas policisë, ka prova të reja që i implikojne të pestë shtetasit e arrestuar si bashkëpunetore në grabitje ne rolin e organizatorëve dhe ekzekutorëve.

 

Një javë pas ngjarjes, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë gjetur në det, armën e zjarrit automatik, së bashku me dy karikatorë, që këta shtetas kanë përdorur gjatë vjedhjes në banesën e shtetasit Th. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy