
Eldi Allushi nga Durrësi është 26 vjeçari që shkaktoi aksidentin në Liqenin e Tiranës.
Policia në një njoftim për mediat bën me dije se i riu ka dalë jashtë rruge dhe është ngjitur në skarpatin e digës së liqenit, më pas është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit.
Pas aksidentit, 26-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes. Ai akuzohet për dy vepra penale, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Tiranë
AdvertisementMë datë 22.08.2023, rreth orës 05:15, në Rrugën e Kosovarëve, dyshohet se automjeti tip “BMË” me drejtues shtetasin E. A., 26 vjeç, banues në Durrës, ka dalë jashtë rruge dhe është ngjitur në skarpatin e digës së liqenit, më pas është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit.
Drejtuesi ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
AdvertisementMaterialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.