Aksioni i policisë në Kosovë, kryeministrja serbe: NATO të ndërhyjë, frenoni Albin Kurtin dhe politikën e çmendur të Prishtinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksioni i policisë në Kosovë, kryeministrja serbe: NATO të ndërhyjë, frenoni Albin Kurtin dhe politikën e çmendur të Prishtinës

Kryeministrja e Kosovës, Anna Brnabić i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, NATO-s dhe KFOR -it që të reagojnë në lidhje me situatën në Veri të Kosovës, ku qytetarët serb po kundërshtojnë një aksion të sotëm të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave. Me një gjuhë të ashpër,

Brnabić thotë se duhet një reagim i qartë për ‘politikën e çmendur të ndjekur nga Prishtina’. Sipas saj, situata është më shumë se dramatike.

“U bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar, NATO-s, KFOR-it që të reagojnë urgjentisht dhe ta frenojnë Albin Kurti. Situata është më shumë sesa dramatike dhe ky është momenti që duhet një reagim për të ndalur policinë e çmendur. Kjo sjellje ka tejkaluar të gjitha masat dhe na sjell në prag të kaosit”, ka thënë Brnabic

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy