Aksioni me policinë spanjolle për call-centerat/ Kraja jep detajet: Hetimet kanë nisur para 1 viti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksioni me policinë spanjolle për call-centerat/ Kraja jep detajet: Hetimet kanë nisur para 1 viti

Kreu i SPAK Arben Kraja ka dhënë më shumë detaje nga operacioni i përbashkët i policisë spanjolle me atë shqiptare në disa call-centera në Elbasan, Vlorë dhe Tiranë.

 

Në një dalje për mediat, Kraja tha se tha se bëhet fjalë për një hetim që ka më shumë se një vit që ka nisur.

 

Advertisement

Në hetim janë përfshirë në total 8 vende, midis tyre Shqipëria, Spanja, Ukraina, Letonia, Finlanda dhe Suedia.

 

Kraja tha se tetë vendet po hetojnë një skemë abuzive të një grupi kriminal në fushën e mashtrimit të kriptomonedhave.

 

Advertisement

Aktivitet kriminal të shtrirë në disa shtete dhe që u krye pas një hetimi 1 vjeçar. Të ndërgjegjshëm e të vendosur për të hetuar këto aktivitete, sepse mendojmë se janë të rrezikshme për të gjitha shtetet, për shoqërinë nga pasojat që sjelli dhe skemat e pastrimit të parave. U bëj thirrje shtetasve shqiptarë qoftë në nivel biznesi apo personash të punësuar, të mos përfshihen në këto aktivitete që për momentin sjellim përfitim por kanë pasojë dënimin dhe ndëshkueshmërinë. 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy