Albin Kurti kërkon “komunikim” me Kishën Ortodokse Serbe

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Albin Kurti kërkon “komunikim” me Kishën Ortodokse Serbe

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur interes të takojë abatin ortodoks serb të Deçanit pas përfshirjes së manastirit të tij në një listë evropiane të vendeve të rrezikuara, duke shkaktuar zemërim midis politikanëve shqiptarë të Kosovës.

Nga Përparim Isufi

Zyra e Albin Kurtit tha për BIRN të enjten se po pret një përgjigje pasi kryeministri i Kosovës i shkroi abatit të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiç, duke shprehur interesin e tij për të vizituar së shpejti këtë vend mesjetar ortodoks serb.

“Unë besoj fuqimisht se vetëm përmes komunikimit të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë ne mund të kuptojmë më mirë njëri-tjetrin, të largojmë paragjykimet dhe keqkuptimet dhe të trajtojmë sfidat e përbashkëta”, tha Kurti në letrën e tij për Janjiç, e cila mban datën 20 maj.

Advertisement

Letra e Kurtit u dërgua një muaj pasi Manastiri i Deçanit u përfshi në një listë të vendeve më të rrezikuara të Evropës nga një federatë e trashëgimisë kulturore pan-evropiane e quajtur Europa Nostra – një vendim që i zemëroi politikanët shqiptarë të Kosovës, të cilët e quajtën atë të motivuar politikisht.

Europa Nostra vuri në dukje se Manastiri i Deçanit po ruhej nga forca paqeruajtëse e udhëhequr nga NATO në Kosovë, KFOR, dhe tha se ai ishte “monumenti i vetëm në Evropë nën një mbrojtje kaq të fuqishme ushtarake ndërkombëtare për një periudhë të vazhdueshme prej 20 vjetësh”.

Në letrën e tij për Janjiçin, Kurti tha se qeveria e tij “është e interesuar të mbrojë të gjithë trashëgiminë kulturore të Kosovës”.

“Diversiteti kulturor i vendit tonë është garancia më e fortë për paqen e qëndrueshme. Si kryeministër i Kosovës, unë do të mbroj të gjitha monumentet tona dhe veçanërisht kishat dhe manastiret ortodokse”, shtoi ai.

Advertisement

Janjiç nuk qe e mundur të arrihej për një koment mbi vizitën e propozuar të Kurtit.

Ndërtimi i një rruge afër manastirit shkaktoi një tjetër mosmarrëveshje vitin e kaluar midis autoriteteve lokale dhe manastirit, sepse ajo kalon nëpër tokën që Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi në vitin 2016 se i përket institucionit ortodoks.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është respektuar asnjëherë nga komuna lokale, pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga organizatat ndërkombëtare dhe diplomatët në Kosovë.

Më 19 maj, ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara në Kosovë i bënë thirrje qeverisë së Kurtit që të regjistrojë zyrtarisht tokën e Manastirit të Deçanit.

Advertisement

“Respektimi i shtetit të së drejtës është një detyrim për të gjitha qeveritë. Krerët e Misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara inkurajojnë fuqimisht qeverinë e Kosovës që të vazhdojë pa vonesa të mëtejshme me regjistrimin e ligjshëm në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhej në deklaratën e përbashkët.

Dy ditë pas kësaj thirrjeje, Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kreu i parlamentit Glauk Konjufca i dërguan një letër organit kulturor të Kombeve të Bashkuara, UNESCO, duke i kërkuar që të hiqte Manastirin e Deçanit, Patriarkanën e Pejës, Manastirin e Graçanicës dhe Kishën e Shën të Premtes në Prizren nga Lista e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.

“Arsyet për vendosjen e tyre në listën e rrezikut nuk vlejnë më. Ne jemi të përkushtuar për të mbrojtur trashëgiminë kulturore në vendin tonë”, thanë ata në letër.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy