
Ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetaj, Alda Klosi, i është drejtuar Gjykatës së Apelit, ku ka kërkuar që të lirohet nga qelia.
Advertisement
Përmes mbrojtësit të saj, Klosi ka kërkuar zbutje të masës së sigurisë nga ‘burg’ në ‘arrest shtëpie’.
Advertisement
Ish-zyrtarja e lartë ka pretenduar se duhet të kujdeset për nënën e sëmurë dhe dy fëmijët e saj.
Advertisement
Alda Klosi u arrestua nga Policia e Tiranës në lidhje me 120 mijë eurot që ajo deklaroi se ia kishte vjedhur rozeta dobi më datë 3 shkurt. Pastrueses së arrestuar gjithashtu iu gjetën mbi 500 mijë euro në banesë.
Advertisement
Një ditë më parë, ish-zyrtares iu sekuestruan një apartament dhe një garazh në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, të cilat nuk i kishte deklaruar.
Advertisement