
Apeli i GJKKO ka rrëzuar ankimimin e ish- ish zv. Kryeministrit, Arben Ahmetaj, për sekuestron ndaj vilave të ish-gruas dhe bashkëjetueses së tij. Bëhet fjalë për vilat në Hamallaj dhe në Palasë.
Ish-zv.kryeministri ankimoi vendimin fillimisht në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe pas rrëzimit nga ky institucion, Ahmetaj adresoi çështjen në Apelin e Posaçëm.
Advertisement
Ahmetaj e ka konsideruar si ilegjitim sekuetron e dy vilave.
Kontrollet ne këto dy objekte, Ahmetaj i konsideroi si të paligjshme me argumentin se nuk është marrë leje nga Kuvendi duke qenë se ai është deputet dhe jeton aty.
Advertisement