
Apeli i Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën arrest me burg për Arben Dervishajn, biznesmeni që mbikëqyrte punimet i inceneratorit të Fierit.
Advertisement
Ky i fundit akuzohet se kishte siguruar raporte fiktive. Dervishaj kishte apeluar masën e Shkallës së Parë duke kërkuar lirimin.
Advertisement
SPAK përfundoi disa javë më parë hetimet në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit dhe dërgoi në gjykatë dosjen me 21 të pandehur, mes tyre Lefter Kokën, ish-deputetin Alqi Bllako, Arben Dervishaj etj.
Advertisement