Armë, municion luftarak dhe veshje policie/ Asnjë i arrestuar pas kontrollit në banesën e Ervis Martinaj dhe të afërmve të tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Armë, municion luftarak dhe veshje policie/ Asnjë i arrestuar pas kontrollit në banesën e Ervis Martinaj dhe të afërmve të tij

Policia e Shtetit nuk ka shoqëruar apo arrestuar asnjë person lidhur me zbulimin dhe sekuestrimin e armëve dhe municionit luftarak, dje në Fushë Kuqe, në banesat e Ervis Martinajt dhe dy xhaxhallarëve të tij, Faik dhe Rakip Martinajt.

Mësohet se armët e municionet u zbuluan të futura në kosheret e bletëve në një ambient të përbashkët të familjes Martinaj.

Advertisement

Burimet bëjnë me dije se dy xhaxhallarët e të shumëkërkuarit ndodheshin prezent, por për arsye të paqarta nuk dihet se përse nuk janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje.

Burime nga organi i akuzës në Kurbin shprehen se urdhri është dhënë për kontrolle të befasishme, dhe se është kompetencë e Policisë për të kryer veprime të mëtejshme në lidhje me sendet e jashtëligjshme të gjetura.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy