
Policia e Tiranës ka arrestuar një 18-vjeçar, ndërsa 2 të mitur të tjerë janë vënë në hetim, pasi dyshohet se në bashkëpunim më njëri-tjetrin kanë vjedhur disa biznese të ndryshme në kryeqytet.
Pamjet e siguruara nga hetuesit tregojnë tre të rinjtë që hapin dyert e bizneseve gjatë natës, duke vjedhur shuma parash ose sende me vlerë.
Advertisement
Janë të paktën 4 vjedhje që policia ka dokumentuar, duke vërtetuar se pikërisht këta persona janë autorë të grabitjeve.
Grupi vepronte kryesisht në zonën e ish-Parkut dhe në zonën në afërsi të Kombinatit.
Advertisement