Arrestohet ndërsa po shkonte në emision, burri i ish-ministres Besa Shahini. Gazetarja e njohur: Albini si Erdogani

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrestohet ndërsa po shkonte në emision, burri i ish-ministres Besa Shahini. Gazetarja e njohur: Albini si Erdogani

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj është arrestuar para pak minutash afër zyrave të T7 ku pritet të transmetohet drejtpërdrejtë emisioni Pressing.

Molliqaj ishte i ftuar në Pressing për të diskutuar lidhur me protestën e fundit kundër shtrenjtimin të energjisë dhe për arrestimin e aktivistit të PSD-së sot.

Policia e Kosovës ishte duke e kërkuar Molliqajn që nga dita kur u mbajt protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, vendim ky që pritet të merret së shpejti pasi ZRRE-ja i ka bërë rekomandim qeverisë.

Në protestën që pati mijëra qytetarë nuk pati incidente, megjithatë më vonë doli një video ku shihej Dardan Molliqaj teksa godet me shuplakë një zyrtar policor.

Advertisement

Pas arrestimit të tij, ka reaguar gazetarja e njohur Arbana Xharra.

“Jeni tu u shnderu ne regjim te modelit Erdoganist, kushdo qe e kritikon, ai e arreston me Njesi Speciale.

Dardani eshte opozite, njejte sikurse “Vetevendosja” ne vakt te vetin, edhe e ka te drejten e garantume me ligj me protestu.

Regjimi autoritar nuk duket ndryshe”, shkruan ajo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy