Arrestohet në Tiranë 30-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, do të ekstradohet në Finlandë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrestohet në Tiranë 30-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, do të ekstradohet në Finlandë

Policia e Shtetit vijon operacionin “The Wanted” për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Falë informacionit të Seksionit të Kërkimit, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda, DVP Vlorë dhe Interpol Tiranë, u bë i mundur arrestimi në Laprakë i shtetasit finlandez L. E., 30 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet finlandeze për veprat penale “Hyrje në banesë private”, “Vjedhje me dhunë”, “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie” (mbetur në tentativë) dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”.

Interpol Tirana dhe autoritetet finlandeze po vijojnë procedurat për finalizimin e ekstradimit të tij.

/vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy