
Dashuria për artin e qeramikës ka mbledhur një grup artistësh nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut në qytetin e Korçës. Piktorë, skulptorë, fotografë si dhe kritikë të artit janë pritur nga artisti i njohur korçar Vasillaq Kolevica në punishten e tij të qeramikës. Ismane Mehedi, është piktore dhe kontaktet me baltën për herë të parë në punishten e Kolevicës.
Ndërsa Vlora Demiri është kritike arti, por në Korçë ka ardhur për të mësuar metodat e punimit të baltës.
Xhezair Rexhepi, edhe duke qenë skulptor me baltën ndihet më mirë, ndaj kjo eksperiencë do t’i shërbejë akoma më shumë.
Qëllimi i artistëve është hapja e një reparti të artit të qeramikës në qytetin e Gostivarit, ndaj për këtë nismë u ka ardhur në ndihmë skulptori Vasillaq Kolevica.
Artistët qëndruan disa ditë në qytetin e Korçës, për të marrë eksperiencë duke shpresuar të krijojnë edhe në qytetin e tyre një traditë të punimit të baltës e krijimit të objekteve të qeramikës.