Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Ramazan Rrajën, të arrestuar dy ditë më parë në zonën e Fushë-Krujës.

 

Nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja akuzohet si organizator i atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, Rraja ka mohuar të jetë i përfshuirë në këtë ngjarje kriminale.

 

Ai rezultonte i shpallur në kërkim me urdhër të SPAK, ndërsa dyshohej se fshihej në Emiratet e Bashkuara. Por, policia bëri me dije se Rraja nuk është larguar kurrë nga Shqipëria por fshihej në trekëndëshin  “Durrës – Lezhë  – Tiranë”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

30-vjeçari ishte nën shoqërinë e një tjetër personi të shpallur në kërkim, i identifikuar si shtetasi Louis Konomi alias Elton Llozhi, gjatë arrestimit.

 

Ky i fundit rezultonte në kërkim nga policia e Elbasanit, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";