I shpallur në kërkim për atentatit ndaj ish-prokurorit Ndoja, arrestohet Ramazan Rraja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I shpallur në kërkim për atentatit ndaj ish-prokurorit Ndoja, arrestohet Ramazan Rraja

Emri mjaft i njohur për drejtësinë, Ramazan Raja, është vënë në pranga. Nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja rezultonte i shpallur në kërkim me urdhër të SPAK, pasi akuzohet si organizator i atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.

 

Ramazan Rraja ka qenë në Dubai, ndërsa përmes informacioneve të siguruara nga SPAK është arritur të lokalizohet. Autoritetet kanë mësuar që Raja ka mbërritur në Shqipëri, ndaj ai është mbajtur nën vëzhgim dhe është vënë në pranga.

 

Advertisement

Arrestimi i tij është bërë tek zona e quajtur si Ura e Gjolës. Në momentin e arrestimit, Rraja ka qenë në cep të rrugës i vetëm, duke ecur në këmbë. Sipas burimeve, me shumë mundësi ka qenë duke pritur ndonjë njeri tjetër. Në atë moment është ndërhyrë nga blutë për arrestimin e tij.

 

Mësohet se Rrajës me vete i është gjetur edhe një pistoletë

 

Advertisement

SPAK pretendon se Ramzan Rraja, bashkë me kushëririn e tij dhe persona të tjerë, kanë organizuar atentatit ndaj prokurorit Arian Ndoja më 1 nëntor 2019. Në atentat mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, dhe u plagos Landi Muharremi, i njohur si “Rrumi i Shijakut” dhe ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy