Bëni Like Struga.info në Facebook


“Komploti” godet Bandën e Durrësit/ 5 të arrestuar e 4 në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Komploti” godet Bandën e Durrësit/ 5 të arrestuar e 4 në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja

Pesë persona u vunë në pranga këtë të premte, si të akuzuar se janë përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, të ndodhur në nëntor të vitit 2019.

 

Arrestimi i Genti Nderjakut, Plarent Dervishajt, Bashkim Haxhiajt, Marsel Deckës dhe Endrit Sinanit, emra të njohur të botës së krimit, një pjesë e të cilëve edhe anëtarë të Bandës së Durrësit, u krye gjatë operacionit të koduar “Komploti”. Kontrollet për kapjen e tyre u zhvilluan në Tiranë, Durrës dhe Fushë-Krujë

 

Advertisement

Gjatë këtij operacioni, u zhvilluan kontrolle në 11 banesa, në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë.

 

Ndërsa katër persona të tjerë, mes të cilëv e Julian Meçaj, Plaurent Dervishaj dhe Ramazan Rraja, të akuzuar si bashkëpunëtorë në atentatin ndaj ish-prokuroritm, janë shpallur në kërkim.

 

Advertisement

Atentati ndaj Arjan Ndojës ndodhu në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, ku mbeti I vdekur shoferi I tij, Andi Maloku, 30 vjeç.

 

Nën akuzë për atentatin ndaj Ndojës janë Redjan Rraja dhe Ariol Halili.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy