Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoji/ I penduari i drejtësisë zbulon emrat, urdhër arresti për 5 anëtarët e bandës së Durrësit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoji/ I penduari i drejtësisë zbulon emrat, urdhër arresti për 5 anëtarët e bandës së Durrësit

Ditën e djeshme, me urdhër të SPAK dhe BKH u ushtruan kontolle të befasishme në Nikël, në banesën e deputetit të PS Rahman Rraja dhe të afërmve të tij, me qëllim kapjen e Ramazan Rrajës.

 

SPAK pretendon se Ramzan Rraja, bashkë me kushëririn e tij dhe persona të tjerë, kanë organizuar atentatit ndaj prokurorit Arian Ndoja më 1 nëntor 2019. Në atentat mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, dhe u plagos Landi Muharremi “Rrumi i Shijakut” dhe ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.

 

Advertisement

Por ditën e sotme, GJKKO ka lëshuar 5 urdhër arreste për personat e përfshirë në këtë atentat, të cilët janë anëtarë të Bandës së Durrësit.

 

Më konkretisht, urdhër është lëshuar për Akil Nerjakun, Plarent Dervishajn, Julian Mecajn, Bashkim Haxhiajn dhe Marsel Deckan. Emrat e tyre dolën nga një bashkëpunëtor i drejtësisë që dyshohet të jetë Nuredin Dumani, i cili zbuloi se anëtarët e bandës së Durrësit siguruan kushte dhe mjete për atentatin.

 

Advertisement

Nga 5 emrat, vendimi u ekzekutua për Akil Nerjakun që i shpëtoi një atentati me snajper më 12 shtator 2022 në Durrës. Plarent Dervishaj rezulton në kërkim për një tjetër çështje, ndërsa dyshohet se ndodhet në Dubai. 3 emrat e tjerë nuk dihet ende se ku ndodhen.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy