Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja/ Gjykata lë në burg 5 të arrestuarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja/ Gjykata lë në burg 5 të arrestuarit

Nën masa të rrepta sigurie kanë dalë përpara gjykatës së posaçme 5 të arrestuarit të cilët akuzohen si të përfshirë në atentatin ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoja.

 

Gjykata pasi njohu akuzat e ngritura nga SPAK vendosi të lërë në qeli Genti Ndërjakun, Marsel Deçkën, Endrit Sinanin, Julian Pjetrin si dhe Bashkim Haxhinë.

 

Advertisement

Këta të fundit akuzohen si pjestarë të grupit kriminal që drejtohej nga Plarent Dervishaj, ky i fundit i shpallur në kërkim dhe i arratisur në Dubai.

 

Ata akuzohen për ‘vrasje te funskionarëve publikë’ e mbetur në tentative si dhe ‘vrasje në rrethana të tjera cilësuese’ në lidhje me vdekjen e Andi Malokut.

 

Advertisement

Mbi ta rëndojnë edhe akuza të tjera si armëmbajtje pa leje, vjedhje, etj.

 

Për Prokurorinë e Posaçme, Plarent Dervishaj është koka e grupit kriminal, i cili organizoi atentatin ndaj prokurorit Ndoja në vitin 2019.  Në këtë ngjarje prokurori ishte sëbashku në automjet me Rrumin e Shijakut dhe shoferin e tij Andi Maloku i cili ndërroi jetë më pas në spital. Ata u qëlluan me breshëri automatiku në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.

 

Advertisement

Sipas SPAK, në krim është i përfshirë edhe nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja. Ramazan Rraja është shpallur në kërkim: vetëm pak ditë më parë hetuesit e BKH-së në bashkëpunim me policinë ushtruan kontrolle për kapjen e tij në Nikël të Fushë-Krujës, por pa rezultat. Në kërkim nga autoritetet gjithashtu janë edhe dy persona të tjetë.

 

Plarent Dervishaj akuzohet gjithashtu edhe për vrasjen e Vajdin Lames në vitin 2005. Dervishaj u kap përpara një viti nga policia në Dubai, por më pas u la i lirë për shkak se mes dy shteteve nuk ka një marrëveshje ekstradimi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy