Automjeti godet një tufë me bagëti të imëta në Lushnjë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Automjeti godet një tufë me bagëti të imëta në Lushnjë

Një automjet tip Ford që drejtohej nga një 40-vjeçare, është përplasur me një tufë bagëtish në daljen jugore të Lushnjës.

Si pasojë e goditjes, disa bagëti të imëta kanë ngordhur, ndërsa automjeti ka pësuar dëme materiale. Fatmirësisht, drejtuesja e mjetit nuk është lënduar, dhe bariu nuk ka qenë në rrugë në momentin e përplasjes.

Në vendngjarje ka mbërritur Policia Rrugore, e cila ka bërë dokumentimin e rastit dhe ka disiplinuar qarkullimin e automjeteve në zonën përreth.

/vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy